Trafikonin drogë në 5 shtete të BE! Europol arreston 25 shqiptarë

25 shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të Europol.

Ata akuzohen se trafikonin lëndë narkotike në shtet të ndryshme si Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë.

Policia Vendore belge në Antuerp kishte nisur hetimin për grupin kriminal që në vitin 2017. Operacioni u krye në bashkëpunim me Policinë Federale Belge, e (Federale Politie), Gardën Civile Spanjolle (Guardia Civile), Policinë Hollandeze (Politie), etj, shkruan portali kryesor i Europol.

Policia Gjyqësore Franceze dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane (Bundeskriminalamt), Policia e Shtetit Sachsen-Anhalt (Landespolizei Sachsen-Anhalt) dhe Grupi i Përbashkët i Hetimit të Drogave të Zyrës Shtetërore të Policisë Kriminale të Saksonisë-Anhalt dhe Zyrës Doganore e Hannover morën pjesë në këtë operacion.

Ndërkohë, hetimi është drejtuar nga Policia Lokale e Antuerp, e cila zbuloi se droga ishte duke u kontrabanduar e fshehur në kontejnerë në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara, të fshehura.

I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivonin dhe përpunonin marijuanën, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Evropës.


Shtuar 7.02.2020 18:41