“A do të hapen universitetet, kam qeranë për të paguar”, Rama i përgjigjet studentit

“Cfarë do të behët me universitetet, ju lutem na ktheni përgjigje se kemi qeratë e shtëpive për të paguar…”

Pas vendimit të ministrisë së Arsimit për shkollat e mesme dhe ato 9-vjecare, kryeministri Rama ka zbuluar se kur do të merret vendimi për universitetet.

Interesimit të një studenti i cili i kërkon të dijë se kur do të hapen universitetet pasi ka qera për të paguar, kryeministri iu përgjigj kështu:

“Nesër, kam folur me ministren e Arsimit dhe nesër do të dalim me një vendim zyrtar mbi ecurin e universiteteve, nëse do të hapen apo jo…”- tha ndër të tjera Rama. /albeu.com/


Shtuar 29.04.2020 15:42