Kam larë shkallët e pallatit dhe makinën, balerina tregon jetën e saj në karantinë (VIDEO)

Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka qenë në një lidhje direkte më emisionin “Ditë e Re” në TV Ora.

Gjatë bisedës me Arjonin dhe Arjolën, Isida ka treguar se gjatë ditëve të karantinës Zana Çela i ka pyetur vazhdimisht se si janë, duke patur parasysh se sa të rëndësishme janë ushtrimet për ta dhe i komunikoi se do të zhvillojnë Opera me Pizhama nga shtëpia.

“Publiku tani nuk ka nevojë të vijë në teatër, por mund të na ndjekin nga shtëpia”, shprehet balerina.

Isida ka treguar si e ka kaluar kohën në karantinë përveç angazhimit me “Operan me Pizhama”.

I pyetur nga Arjoni se a i ka bërë punët e shtëpisë këtë kohë, ajo shprehet se i ka bërë sa herë, madje ka larë edhe shkallët e pallatit.

Arjon Muça: Isida i ke bërë punët e shtëpisë?

Isida Mollaymeri: Po edhe punët e shtëpisë i kam bërë, madje edhe shkallët e pallatit i kam larë.

Arjon Muça: Në përshtypjen time, Isida është ajo balerina seksi dhe nuk e imagjinoj dot me pizhama duke pastruar shkallët e pallatit.

Isida Mollaymeri: Në fakt kam larë edhe shkallët në mes të rrugës. Unë jam një person që nuk e çaj kokën shumë se çfarë thonë të tjerët. Mora kovën nga shtëpia dhe lava makinën në rrugë sepse jam nga ata persona që nuk e lë dot makinën pa larë.


Shtuar 15.04.2020 21:42