Thyen karantinën pasi nuk rrinin dot pa luajtur futboll, arrestohen 18 persona në Kosovë

Dashuria për futbollin për një pjesë të njerzëve është aq madhe saqë nuk duan tia dinë as për burgun. Në Kosovës ka ndodhur një ngjarje vërtetë pazakontë në këtë periudhë të emergjencës së koronavirusit teksa në fshatin Gexhë të Rahovecit, policia e Kosovës ka ndaluar 21 persona të cilët kanë thyer rregullat e karantinimit dhe janë kapur duke luajtur futboll në një palestër sportive.

Përveç personave që po luanin futboll të pranishëm në palestër ishin edhe disa njërëz të tjerë. Policia lejoi të largoheshin vetëm 3 prej tyre ndërkohë që 18 të tjerët prej të ndaluarve po mbahen në gjëndje arresti./ss/


Shtuar 11.04.2020 20:20