Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë, del ekspertiza e armëve që u gjetën të groposura

Ekspertiza e kryer në dy armët e gjetura të groposura në Lalm lukaj të Lezhës, fshati  ku në prill të vitit 2020 mbeten të vrarë rapsodi Kol Murrani dhe shoku i tij Preng Simonituar, ka provuar se ato anë përdorur për ekzekutimin e dy viktimave.

Sipas informacioneve pas ekzaminimeve të realizuara në laboratorin shkencor, është provuar se  armët janë përdorur nga dy persona të ndryshëm.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje i arrestuar me 11 shkurt të këtij viti, në shtëpinë e tij, Edmond Perdoda ka pranuar autorësinë dhe ishte ky i fundit që pasi u arrestua nga policia tregoi edhe vendin ku fshiheshin armët.

Ndërsa nga ana tjetër ai që është arrestuar që në fillim për ekzekutimin e dyfishtë vëllai i tij, Aleksandër Perdoda, nuk e ka pranuar në asnjë moment krimin duke mohuar të ketë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet.

Tashmë hetuesit duhet të kryejnë të tjera hetime për të identifikuar personin e dytë që mund të jetë përfshirë në vrasje. Kol Murrani dhe Preng Simoni u vranë në rrethana ende të paqarta ndërsa kishin shkuar mëngjesin e 27 prillit në fshatin e tyre të lindjes në Lalm Lukaj të Njësisë Administrative Kolsh në Lezhë, vendi edhe ku u gjetën të vdekur.

Ndërkohë kujtojmë se viktimat u gjetën të pajetë 5 orë më vonë nga djali i rapsodit që kishte dalë në fshat pasi babai nuk i përgjigjej më në telefon. Nuk dihen ende rrethanat e plota të këtij krimi të dyfishtë.


Shtuar 5.03.2022 14:49