Aksident në aksin Fier-Seman, makina përfundon në kanal

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Seman.

Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shoferi ka marrë plagë të lehta.

Ai është dërguar në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./Albeu.com/ 


Shtuar 19.08.2023 19:58

Tags: ,