Godin largohet nga Interi, arrin marrëveshjen me klubin e Serie A

Qendërmbrojtësi uruguaian Diego Godin pritet të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni.

Cagliari raportohet se ka arritur marrëveshje me Godinin shkruan FCInterNews.

Godin është pajtuar të firmosë kontratë trivjeçare me pagë vjetore prej 2.5 milionë euro.

Godin po kërkon largimin nga Interi pasi nuk po e ka të garantuar minutazhën te klubi milanez.


Shtuar 13.09.2020 16:59