Dhuna e policisë ndaj protestueve, Meta e dënon ashpër

Protesta e Shoqerise Civile ditën e sotme në sheshin Skënderbej në Tiranë nuk mbaroi fare mirë dhe madje pati përplasje mes tyre dhe policisë.

Këtë Meta e ka konsideruar një kremtim të shëmtuar dhe të papranueshëm.

“E drejta e protestës, që është ondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta”- thekson Meta.

Reagimi i Metës

Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës🇪🇺, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë🇦🇱 gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.

E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.

Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.
ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!


Shtuar 9.05.2020 13:03