‘Pse vjen të vaksinohesh kot?!’. Doktoresha e njohur apelon mjekët e familjes: Absurde, kini kujdes!

Doktoreshë Lida Shosha këtë të premte ishte në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi ku fokusi i bisedës ishte puna e mjekëve gjatë pandemisë, por dhe dy vlerësimet e marra, një çmim për doktoreshën dhe një për Spitalin Amerikan.

Njerëzit janë ende të dyzuar nëse duhet ta bëjnë vaksinën ose jo, ndaj dhe doktoresha pohoi fort që vaksinimi duhet të bëhet në mënyrë që të jemi më të mbrojtur. Ajo u ndal në një rast së fundmi, teksa ishte në parukieri kishte dëgjuar që mjekët e familjes sugjerojnë që të mos vaksinohen.

“Dhe ndërmjet mjekëve ka pasur shumë, dhe këtu tërheq vëmendjen sidomos mjekëve të familjes të cilët në një pjesë të rasteve dhe nga kontakti që unë kam me njerëz, me miq dhe familjarë, shkojnë të vaksiohen dhe mjekët u thonë ‘po ti çfarë ke, pse vjen të vaksinohesh ti?’ kjo është absurd të thuhet nga një mjek i familjes. Sot vijë një parukieria ku kam rregulluar flokët dhe më tha ‘vajta dhe më tha mjeku i familjes pse ke ardhur’. Kjo është e papranueshme.”

Një në momentet në intervistë ishte edhe rubrika “1 jetë, 5 këngë”, ku Lida kishte zgjedhur dhe një kënngë të Irini Qirjakos. Ajo tha se ishte patriotike dhe  se Irini të rrënqeth me këngët e saj. Ndërkohë që pikërisht Irini i dhuroi trofeun e vlerësimit të marrë disa ditë më parë për shërbimin ekselent ndaj pacientëve.

“Irini është farefis me tim shoq. Ngaqë më donte shumë mua dontë që gocën ta bënte si unë dhe sot goca e Irinit është mjeke. Gjëja e dytë është që Irini është trajtuar në Spitalin Amerikan. Ka ardhur direkt pas turneut që kishte në Amerike me një dhimbje shumë të madhe të barkut dhe aty ne kemi bërë një operacion i cili ka kaluar shumë mirë dhe sot Irini gëzon shëndet të plotë. Si një paciente që është trajtuar brenda strukturës, Albania Exelence i mundësoi asaj që të me jepte çmimin në emër të Spitalit Amerikan”.


Shtuar 24.12.2021 18:31