Lufta për PD mes Bashës e Sali Berishës, Dash Shehi thyen heshtjen që përçau nga themeli opozitën

Deputeti Dashamir Shehi tha në emisionin “Të Vaksinuarit” se Bashës dhe Berishës u ka mbaruar cikli politik dhe po bëjnë sherr, gjë e cila nuk është zgjidhje.

Shehi theksoi se sot nuk duhet te luftohet per nje lider por per ngritjen e institucioneve të lirisë dhe përfshirjes sa me te madhe të njerëzve.

Kush e bashkon opozitën?

“Interesi baze është për të ardhur në pushtet dhe rruga deri atje vjen me ide të reja dhe reformimit dhe është një proces që do e shikojmë, nuk e shohim dot me sy të kristaltë. Ne themi të riformohet harta territoriale dhe kjo përiudhë i shërben PD-së të marrë një frymë të re.

Personazhet që bëjnë sherr sot e kanë bërë ciklin e vet, ata janë njerëz që kanë tifozët e vet, Berisha ka militantët e të cilët identifikohet me periudhën e suksesshme të tij.

Berisha është fitimtari në mendjen e shumë tifozeve që lidhet dhe me nostalgjinë politike, pasi me Bashën humbëm dy herë.

Pavarësisht se ai thotë që rikthimi është më i fortë, por unë mendoj se grupi i tij të behet me homogjen për të thyer Ramën, në këtë gjendje nuk mundet.
Edhe Basha ka të njëjtin defekt, u provua disa herë. Ai ka pas një ngjitje nën ombrellën e Berishës dhe ka një rënie 7 8 vjet dhe kjo tezë nuk ka më vlerë. Zgjidhja ime është që nuk kalon përmes emrave, ata nuk vlejnë politikisht, por rikrijimi i një harku politik progresist.

Në një platformë liberale, pra të ulet gardhi dhe ta kapërcejnë sa më shumë njerëz.

Ne kemi një armik kundërshtar të përbashkët i cili ka ngrejt një gjysëm regjimi për 8 vjet dhe po të vazhdojë akoma do ta bëjë regjim si në Turqi e Rusi. Ne po reagojmë ndaj një regjimi, kështu e shoh zgjidhjen, në një platformë të madhe, nuk ka nevojë për një lider.

Nga këta liderët na ka gjet belaja, ne kemi nevojë për institucione lirie që ti hapet rruga një mendimi ndryshe.Lideri në Shqipëri është shfaqja më e keqe e fanatizmit ballkanik, të vijë ajo dita e bukur të bëjmë zgjedhjet tona pa lider”-u shpreh Shehi.

 


Shtuar 28.10.2021 22:42