Greta Thunberg lirohet pas arrestimit në protestën e minierës gjermane

Aktivistja e njohur Greta Thunberg, është liruar pak kohë pasi u arrestua nga policia e Gjermanisë të martën më 17 janar, teksa po merrte pjesë në një protestë kundër prishjes së planifikuar të një fshati, për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere të qymyrit.

Miniera ndodhet afërsisht 9 km në largësi të fshatit Lytzerat.

Sipas policisë, Thunberg dhe aktivistë të tjerë u paralajmëruan se do të largoheshin me forcë nëse nuk e lirojnë lokacionin për punime, dhe nëse ata nuk do të bashkëpunonin që të identifikoheshin.

“Greta Thunberg ishte pjesë e një grupi aktivistësh që u nis drejt skajit të minierës. Megjithatë, ajo u ndalua dhe u dërgua nga ne, së bashku me këtë grup, në një zonë ku nuk ka rrezik, dhe më pas ky grup u identifikua”, tha policia gjermane për Reuters, duke shtuar se një aktivist u hodh në minierë.

Thunberg u mor nga tre policë që e larguan nga skaji i minierës, ku paraprakisht kishte qëndruar e ulur së bashku me grupin e aktivistëve.