Callejon rikthehet në Spanjë pas 10 vitesh, ish-lojtari i Realit në një ekip me Uzunin

Jose Callejon, ish-lojhtari i Real Madrid, është rikthyer në Spanjë pas 10 vitesh.

Spanjolli u transferua nga Real Madrid te Napoli në vitin 2013 dhe në vitin 2020, ai u transferua te Fiorentina. Tashmë, anësori spanjoll është rikthyer në Spanjë ku ka firmosur për ekipin modest të Granada. Callejon do të gjejë aty sulmuesin e kombëtares shqiptare, Uzunin.

Callejon në Serie A ka qenë në një formë shumë të mirë, në veçanti me Napolin. Në 349 ndeshje me të kaltërit e Serie A, ai ka shënuar 82 gola dhe ka asistuar 79 herë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.07.2022 16:40