Apeli merr sot vendimin, sa vite burg rrezikon Ervin Salianji?

Gjykata e Apelit pritet që sot në orën 14:00 të marrë vendimin për deputetin e PD-së, Ervin Salinji.

Shkalla e parë e ka dënuar Salianjin me një vit burg për dosjen “Babale” me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërsa tanimë çështja rikthehet pas 3 viteve.

Deputeti Salianji ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Nëse Apeli sot konfirmon vendimin, Salianji rrezikon burgun dhe prangat do t’i vendosen në sallën e gjyqit, nëse dënimi nuk i konvertohet në shërbim prove./albeu.com