Lëviznin me makinë të vjedhur, arrestohen dy shqiptarë në Itali, ishin dëbuar në 2019

Mbrëmjen e djeshme vonë, dy shqiptarë u ndaluan për kontroll teksa ndodheshin në rrugët e Cancello dhe Arnone, në provincën e Caserta-s.

Dy shqiptarët, të identifikuar menjëherë nga karabinierët e Njësisë Operative dhe Radiomobile të Kompania Casal di Principe, u kthyen ilegalisht në Itali pas dëbimit të tyre me shoqërim në kufi, që u bë në mars 2019.

Në të njëjtën kohë, u konstatua se makina në të cilën ata udhëtonin, Fiat Punto ngjyrë gri, ishte objekt i vjedhjes së denoncuar më 15 majin e kaluar në provincën e Napolit.

Dy shqiptarët e moshës 45 dhe 44 vjeç, me precedentë për krime ndaj personit dhe pronës, u arrestuan./albeu.com


Shtuar 23.08.2023 09:45