Di Maria: Messi i një kategorie tjetër, Ronaldo po vdes të jetë te PSG

Angel Di Maria “ngacmon” Cristiano Ronaldon pas transferimit të Leo Messit te PSG. Argjentinasi ka dhënë një intervistë për TyC Sports në vendlindje dhe thekson se ylli i Juventusit “po mbaron” të jetë pjesë e PSG, ndërkohë që vlerëson maksimalisht “Pleshtin”.

“Cristiano Ronaldo do të vdiste të ishte këtu. Kualiteti dhe numri i lojtarëve te PSG është diccka unike. Kjo nuk ndodh shpesh në klubet dhe të mëdhenjtë gjithmonë duan të jenë me më të mirët.

Cristiano Ronaldo me siguri do donte të ishte këtu, por ata firmosën me Messi dhe për fat është më mirë kështu. Messi është i një kategorie tjetër. Ju i hidhni një gur dhe ai e ndalon, e bën sikur të mos ishte asgjë.

Ai mendon para të tjerëve. Unë kurrë nuk e kam parë diçka të tillë. Kam luajtur me Cristianon, Neymar, Mbappe, Rooney, Van Perise, Ibrahimovic, Benzema, Bale dhe sinqerisht nuk e kam parë kurrë diçka të tillë.

Leo është unik. Për mua është shumë e lehtë të luash me të. Nëse vrapon, ai ta jep topin në këmbë. Nuk ka justifikime. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, edhe jashtë fushe.

Mendoj se Messi do të ndihem më mirë këtu se në Katalonjë. Me pritjen që ka pasur në Paris, mendoj se ai tani e kupton se kë përfaqëson”, është shprehur Di Maria mes të tjerash.


Shtuar 14.08.2021 14:22