“Është krim”, Berisha paralajmëron Yuri Kim: Mos ndërhy në fushatë

Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave që ka bërë ndaj ambasadores Yuri Kim ditët e fundit. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se “përpjekjet e guvernatores për asgjësimin e PD-së dhe emërimin në kryet të kësaj partie të eksponetëve të lidhur deri në palcë me krimin dhe të financuar nga rusët nuk janë asgjë tjetër vecse dëshmi se kjo ka funskionuar si anëtare e kipit McGonigal apo McGonigal me fustan”.

Ish-kryeministri e akuzoi se ka përdorur pushtetin që i jep përfaqësimi  që i jep SHBA si ambasadore kundër opozitës demokratike të një vendi anëtar të NATO-s.

Berisha: Për sa i përket deklaratës së fundit, i dhashë përgjigje. Tani kam vetëm një shtesë. Njerëzit që përdorin gjuhë piromani, ata kanë probleme me veten e tyre. Një fjalor i tillë është për njerëzit e etheve. Kur të kapin ethe të forta të turbullohet mendja. Se çfarë ethe e kanë kapur guvernatoren pyeteni atë, jo mua. Një fjalor i tillë është i papranueshëm. E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim. Nuk duhet në ndërhyjë në fushatë. Unë jam në fushatë dhe nuk pranoj ndërhyrje.

Berisha shtoi se do konsultohet me ligjin amerikan dhe shqiptar lidhur me këtë çështje./Albeu.com/


Shtuar 7.04.2023 13:02