“Pendohuni”, Meta: Kam edhe disa detyra para se të lë Presidencën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur se gjysma e qeverisë duhet të bjerë pas aferës së Inceneratorëve.

Meta është shprehur se qeveria po operon me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Kreu i Shtetit i bëri thirrje të arrestuarve që të kthehen në të penduarit të drejtësie dhe të tregojnë urdhrat që kanë marrë për këtë veprimtari kriminale.

“Nuk ka thënë Presidenti që lekët dhe paratë e shqiptarëve të shkojnë në koncesionet e miqve të tuaj. Përkundrazi, nuk është Presidenti ai që ka thënë të bëhen tendera sekretë me dhjetëfishin e çmimit në kohë pandemie. Nuk ka thënë presidenti që shkatërroni sigurinë energjetike. Nuk ka thënë Presidenti që e shisni lirë fare dhe e shisni dyfishin e çmimit. Po të rriten rrogat dhe pensionet do të zvogëlohet mundësia për koncensionet korruptive. Duhej të shpikej një fajtor për mos arritjet e qeverisë që na qenka Presidenti aktual.

Këto kanë merak të kenë një President të mirë për popullin. Po t’ia lënë popullit për të zgjedhur presidentin, do të zgjedhë një president të gabuar. Rilindja po bën përpjekjet e saj për t’i gjetur popullit një president të mirë.

Presidenti ka disa detyra para se të largohet. Edhe për aferën e inceneretaorëve nuk kemi të bëjmë me përgjegjësi individuale, por me grup. Nuk ka censurë që e ndalon këtë relivatizim. Ajo që ka faktuar Presidenti nuk është përpara drejtësisë. Treshja e famshme ka dalë jashtë vendit, paratë vazhdojnë dhe zotërinjtë që janë ndaluar do të bëjnë sikur do të marrin disa dënime për të shpëtuar disa gjëra të tjera. Unë i them të bëhen të penduar dhe të tregojnë kush ka dhënë urdhër për veprimtari kriminale”, tha Meta.