“Kujdes! Kjo shenjë bie pre e mashtrimit dhe vjedhjes”, horoskopi javor nga Paolo Fox

DASHI: Në sferën personale, qielli nuk është aq i kthjellët sa do të kishit shpresuar. Mund të përjetoni tensione ose mosmarrëveshje me partnerin, veçanërisht nëse nuk do të dini të kontrolloni fjalët ose veprimet tuaja. Në vendin e punës mundohuni që të gjeni gjuhën e përbashkët me eprorët. Shmangni diskutimet e panevojshme dhe përpiquni të gjeni një kompromis. Periudha më e favorshme për të planifikuar takime biznesi është pas datës 12 gusht. Yjet ju këshillojnë që të kujdeseni për shëndetin, duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme dhe duke shkuar rregullisht te mjeku.

DEMI: Kjo nuk do të jetë një javë e lehtë dhe do t’ju duhet të mbroni pozicionin tuaj në shumë situata. Nga data 13 gusht e në vazhdim do të mund t’i realizoni objektivat tuaja me sukses. Këto mund të jenë ditë stresuese në sferën familjare, gjatë të cilave mund të ndodhin grindje, ndarje, aksidente dhe lëndime. Përpiquni të ruani qetësinë dhe ekuilibrin emocional. Pavarësisht pengesave do të ketë dhe ngritje në jetën tuaj, mjafton të tregoheni të duruar edhe të vendosur.

BINJAKËT: Kjo javë do të jetë e favorshme për ju. Gjatë këtyre ditëve do të zbuloni se zgjidhja e problemeve familjare dhe ato që kanë të bëjnë me sferën e dashurisë është një detyrë shumë e lehtë. Bëni kujdes në datat 7 deri më 12 gusht që të shmangni konfliktet dhe të kontrolloni emocionet dhe veprimet tuaja. Kjo kohë mund të jetë paksa e trazuar, por mos harroni se durimi është virtyt. Yjet ju këshillojnë që të merrni iniciativën dhe të keni besim te vetja.

GAFORRJA: Këtë javë më shumë se kurrë duhet të tregoheni të kujdesshëm me financat tuaja. Shmangni blerjen e gjërave jothelbësore dhe mundohuni të bëni ekonomi. Data 13 gusht është e favorshme për takimet e punës dhe takimet romantike. Është koha për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme personale dhe profesionale. Kini parasysh megjithatë që këtë javë të mos bëni investime të rëndësishme.

LUANI: Këtë javë do të jeni në humor të mirë, që asgjë nuk do t’jua prishë, përveç sasisë së madhe të punës që mund të mos ju duket stimuluese. Mundohuni që gjatë këtyre ditëve të tregoheni të qetë dhe të respektueshëm me stafin në punë. Nëse jeni sipërmarrës, mund të keni fërkime me partnerin në lidhje me çështjet financiare. Mos harroni se çelësi për një bashkëpunim të mirë është aftësia për të zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore.

VIRGJËRESHA: Kjo mund të jetë një javë e paqëndrueshmërisë emocionale për Virgjëreshën. Ndryshimet e humorit mund t’jua bëjnë të vështirë ruajtjen e ekuilibrit të brendshëm. Merrni kohë për t’u menduar përpara se të veproni. Në sferën e dashurisë situata nuk paraqitet e mirë, për shkak të pozicionit të pafavorshëm të Venusit. Mundohuni të gjeni mënyra të efektshme për të menaxhuar stresin dhe për të ruajtur ekuilibrin e brendshëm. Mos harroni se çdo vështirësi ju bën më të pjekur dhe më të fortë.

PESHORJA: Yjet ju këshillojnë që të tregoheni të duruar dhe t’i matni mirë hapat tuaj. Mos u merrni me gjëra të padobishme që vetëm sa jua shterojnë energjitë. Dielli do të jetë i kthyer nga shenja juaj për gjatë gjithë javës, duke treguar se kjo mund të jetë një kohë e përshtatshme për ta kaluar pranë të dashurve tuaj dhe për të pushuar pak. Gjeni paqen dhe rehatinë në gjirin e familjes suaj. Në aspektin financiar është e këshillueshme që të mos bëni blerje apo investime të mëdha gjatë kësaj kohe.

AKREPI: Këtë javë do të hasni pengesa dhe vonesa në çështjet e punës, të cilat do të përbëjnë sfidë për ju. Këmbëngulja dhe qëndrueshmëria janë çelësi për të kapërcyer pengesat dhe për të arritur qëllimet tuaja. Në marrëdhëniet personale dhe profesionale duhet të mbizotërojë besimi. Ndërtimi i marrëdhënieve të forta mund t’ju ofrojë mbështetje të rëndësishme gjatë kësaj periudhe të paqëndrueshme. Pavarësisht sfidave, mos harroni se vështirësitë janë ato që ju rritin. Kini besim te vetja dhe tek aftësitë tuaja.

SHIGJETARI: Kjo do të jetë një javë mbarë për të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Mos dyshoni asnjëherë në aftësitë tuaja, krijoni kontakte të reja dhe mos kini frikë të tregoni veten. Datat 12 dhe 13 gusht do të jenë veçanërisht të favorshme për ju. Mos harroni që t’i kushtoni rëndësi edhe anës suaj shpirtërore. Gjeni kohë për të reflektuar, medituar ose për ndonjë aktivitet tjetër që ju ndihmon të gjeni veten. Lëreni krijimtarinë tuaj të shfaqet.

BRICJAPI: Java nga 7 deri më 13 gusht mund të sjellë ndryshime në mjedisin tuaj profesional. Kjo mund të jetë një kohë tranzicioni ose mundësish të reja. Situata juaj financiare mund të jetë e vështirë këto kohë, ndaj është e rëndësishme të bëni kujdes me menaxhimin e parave. Shmangni shpenzimet e panevojshme dhe jini të vetëdijshëm për investimet tuaja. Nga data 13 gusht e në vazhdim mund t’ju ofrohen mundësi për të marrë një rol drejtues. Në këtë periudhë mund të dalin në pah aftësitë tuaja për të drejtuar dhe për të ndikuar te të tjerët.

UJORI: Puna dhe familja do të marrin gjithë vëmendjen tuaj. Shmangni stresin në marrëdhënie me të tjerët, pasi kjo mund të çojë në konflikte të panevojshme. Në punë do të jeni shumë të ngarkuar këtë javë, por suksesi i përpjekjeve tuaja do të varet shumë nga entuziazmi dhe përkushtimi juaj. Nëse punoni si ekip, kjo mund të ndihmojë në ndarjen e ngarkesës së punës dhe shanset për sukses janë më të mëdha. Mundohuni të gjeni kënaqësi edhe në aktivitetet më të vogla, monotone, duke i konsideruar bërë ato një përvojë pozitive dhe jo një detyrë të rëndë.

PESHQIT: Bëni kujdes këtë javë në komunikimin me njerëzit, sidomos në datat 7 deri më 12 gusht. Gjatë kësaj kohe ju mund të jeni të ekspozuar ndaj mashtrimeve ose vjedhjeve. Mundohuni të jeni vigjilentë dhe të mbroni pasuritë tuaja. Kjo është periudha e përshtatshme për të qenë sa më aktivë. Merrni pjesë në ngjarje të mëdha, përfshihuni në aktivitetet e komunitetit dhe përdorini këto mundësi për të ndërtuar dhe forcuar rrjetin tuaj të njohjeve. Kini parasysh se çdo sfidë është një mundësi për rritje. Përfitoni nga këto mundësi dhe mos e humbni shpresën.


Shtuar 7.08.2023 12:05