Putini pranoi mercenarë për pushtimin e Ukrainës, Zelensky: Bomba, raketa e tashmë luftëtarë të tjerë? Di të them që do vdesin në tokë të huaj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar për mercenarët sirianë që po i bashkohet ushtrisë ruse ndaj tyre.

Ai ka thënë, se jo vetëm raketat e bombat, por tanimë i duhet të përballen edhe me mercenarë sirianë.

“Raketat, bombat, artileria dhe tani mercenarë sirianë. Ata do të vdesin në tokë të huaj, kjo është e gjithë ajo që do të ndodhë”, u shpreh Presidenti.

Kujtojmë se kremlini njoftoi se mercenarë nga Lindja e Mesme i janë bashkuar luftës së tyre në Ukrainë. Një hap të ngjashëm ka ndërmarrë edhe Ukraina, që ka krijuar një njësi speciale të quajtur legjioni i të huajve, me ushtarë mercenarë të ardhur nga e gjithë bota.