Blinken tregon se ç’po “kurdis” me vendet europiane mbi naftën ruse

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është shprehur se Shtetet e Bashkuara po bisedojnë me aleatët në Europër për ndalimin e importimit të naftës ruse.

Kjo sipas Blinken është një përpjekjë për të ndëshkuar më tej vendin për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

“Kur bëhet fjalë për naftën, naftën ruse, dje fola në telefon me Presidentin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit pikërisht për këtë temë, dhe tani po flasim me partnerët dhe aleatët tanë evropianë për të parë në mënyrë të koordinuar mundësinë e ndalimit të importit të naftës ruse duke u siguruar që ka ende një furnizim të duhur të naftës në tregjet botërore,” tha ai për CNN.

“Ky është një diskutim shumë aktiv ndërsa flasim,” shtoi Blinken.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar tashmë një mori sanksionesh kundër Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin që nga pushtimi i Ukrainës muajin e kaluar.

Por ndalimi i inportit të naftës ruse do të çonte në një rritje globale të çmimit të naftës për konsumatorët, pasi Rusia është vendi i dytë në botë për prodhimin e naftës.