Berisha akuza Rakip Sulit për skemë korrupsioni me varrezat: Shet 1000 euro një vend varrimi në Bathore

Ish-kryeministri Sali Berisha k publikur sot një foto në Instagram nga varrezat e Bathores, dhe akuzon kryebashkiakun e Kamzës se po shet me 1000 euro një vend varrim.

Sipas Berishës, personi që ndërmjetëson blerjen e vendit të varrit është sekser dhe përfiton vetëm 1/10 e shumës, të tjerat sipas ish-kryeministrit i merr Rakip Suli.

Në foton e publikuar ga Berisha shihen 12 vend varrime që i ka blerë një person dhe ai shkruan se qytetarët le t’i bëjnë llogaritë vetë sesa fiton Suli me babëzinë për para edhe me banesën e fundit.

Postimi i Berishës:

Rakip Suli shet me 1000 euro varrin!

Lexoni akuzën dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z.Berisha

Shiko ca behet me babezi per para edhe me banesen e fundit

Foto eshte ne varrezat ne bathore

Bashkia kamez

Keto vende i ka zen nje kusheri i imi dhe ka paguar 1000 euro per nje vend varri

Sekseri i tha qe un vetem njeqind euro mar vet tjerat i mer Rakip Suli

Anonim ju lutem.

Dhe lutem doktorr jepi ritem pak me shume ta shporrim kete sistem gjakpires.

Ne foton qe shikoni jane 12 vende per varre

Beni llogarit vet se sa ka mar Rakip Suli.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në Tiranë, u arrestuan disa zyrtarë për skemë korruptive në varrezat e Tufinës, ku për një vend varrimi duhej të paguaje deri në 200 mijë lekë të rinj./albeu.com


Shtuar 13.07.2022 17:11