“Shqipërisë i vijnë vërdallë hijet e së shkuarës”, Basha: Berisha, i gatshëm të djegë shtëpinë tonë për karrige

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me strukturat e njësisë 8 në Tiranë. Basha foli për luftën me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se është i gatshëm të djegë shtëpinë e demokratëve për karrigen e tij.

“Shqipërisë po i vijnë vërdallë disa hije të së shkuarës që thonë gënjeshtra për të mbuluar atë që i kanë bërë këtij vendi. Këto hije të së shkuarës dhe simbole të korrupsionit janë bërë peshë e tepërt për çdo familje shqiptare. Janë lodhur shqiptarët duke dëgjuar të njëjtat alibi dhe gënjeshtra. Shikoni si dolën me inceneratorët. Kemi 6 vjet betejë për një të vërtetë të dhimbshme dhe një aferë korruptive me përmasa të përbindshme.  Koka e kësaj afere bashkë me tubin e oksigjenit mundohen ta heqin vëmendjen nga kjo.

Qëllimi i tyre është ta mbajnë Shqipërinë kështu. Faktori ndërkombëtar është vetëdijësuar për faktet e masakrës zgjedhore. Kush ka hesape me drejtësinë mendon se mund të shpëtojë. Këto janë të vërtetat e fundit të një politike që i ka lodhur njerëzit. I ka bërë të humbin besimin te politikëbërja. Shikoni çfarë ndodhi brenda shtëpisë sonë. E gjitha gjoja filloi për arsye parimore por paska qenë për hallin e Sali Berishës. Ai bashkë me një grusht njerëzish për karriget e tyre janë gati t’ia vënë zjarrin shtëpisë së tyre”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 22.01.2022 13:37