Hapen Portat e Ferrit, Izraeli dhe SHBA-ja, gati ushtrinë: Bota përballë një lufte më të madhe se ajo në Ukrainë

Nga Mark Toth dhe Jon SweetNational Security News

Përktheu: AlbEu.com

Qershorin e kaluar, shkruajtëm në “The Hill’ se Izraeli dhe Irani ishin pesë minuta larg Armagedonit. Deri në atë moment, Irani kishte grumbulluar 43 kilogramë uranium të pasuruar (HEU) duke e çuar në në 60 për qind – një nivel shumë më i lartë se 3 deri në 5 për qind, nivel i nevojshëme për të prodhuar energji elektrike apo për të kryer eksperimente mjekësore.

Tani, sipas Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Irani ka material të mjaftueshme për të prodhuar “disa armë bërthamore”.

Në termat e orës së “Fundit” bota tani po e gjen veten brenda kopshtit të Armagedonit. Nuk është më çështja se sa afër jemi me “mesnatën”, por më tepër është çështrja se si mund ta kapërcejmë atë.

Irani tani posedon 70 kilogramë uranium të pasuruar në 60% si edhe 980 kilogram uranium të pasuruar në 20%.

Jerusalemit duket se po i mbaron durimi. Më 29 janar, izraelitët nisën një seri sulmesh të me dronë kundër një objekti ushtarak iranian në Isfahan, në jug të Teheranit. Kryeministri izraelit i sapokthyer në detyrë Benjamin Netanyahu i tha gazetarit të CNN Jake Tapper në një intervistë se Izraeli ishte përgjegjës për sulmin teksa pranoi se forcat ushtarake të vendit të tij po “ndërmarin veprime kundër zhvillimit të caktuar të armëve” në Iran.

Netanyahu, vuri në dukje se, në përgjithësi, Jerusalemi po sulmon në mënyrë aktive fabrikat iraniane që prodhojnë armë, të cilat “përdoren kundër Ukrainës”.

Kjo deklaratë ka të ngjarë të jetë më shumë një lëvizje e të qënit “politikisht korrekt”, duke pasur parasysh kritikat e fundit globale dhe të brendshme për mungesën e mbështetjes ushtarake të vendit të tij për Ukrainën duke ofruar armë apo sistemi anti-raketore si “Iron Dome”. Kritikat u shtuan pas sulmeve me raketa të Rusisë në qytete të ndryshme të Ukrainës.

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit mund të synohet si një mesazh i dyfishtë për Teheranin. Pjesërisht si kundërpërgjigje ndaj ajatollahëve që furnizuan me dronë, raketa dhe municione të tjera për Hezbollahun në Liban, Hamasin dhe Xhihadin Islamik Palestinez në Gaza, si dhe Brigadën Zaynabiyoun dhe Divizionin Fatemiyoun në Siri.

Pjesërisht edhe si një mesazh i vullnetit dhe aftësisë izraelite për të goditur në brendësi të Iranit, nëse është e nevojshme, për të hequr shuar programin bërthamor të Teheranit, përcjell AlbEu.com.

Irani po kërcënon me një përgjigje ushtarake pasi Amir Saeid Iravani, i dërguari i Teheranit në Kombet e Bashkuara, informoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres se vendi i tij beson se “regjimi izraelit” është përgjegjës për sulmet.

Deri më sot, Izraeli, në një sërë veprimesh të fshehta, ka kërkuar të shkatërrojë ose vonojë programin bërthamor të Iranit për të mundësuar që negociatat të bëjnë punën e tyre. Koha, megjithatë, tani po mbaron – dhe me siguri, koha tashmë ka mbaruar.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Iranin, Robert Malley, pranoi të njëjtën gjë në një intervistë me Stephen Sackur në programin HARDtalk të BBC duke thënë se Irani është “shumë, shumë afër” prodhimit të një armebërthamore.

Për momentin, diplomacia mbetet zgjidhja e preferuar e Uashingtonit, megjithatë, ngjarjet në terren brenda dhe jashtë Iranit po e mbyllin shpejt atë derë. Netanyahu nuk mund ta tolerojë një Iran me armë bërthamore pasi do të ishte një shkatërrim politik për të – diçka që Shtëpia e Bardhë është e detyruar ta marrë parasysh.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Putini ka bërë disa veprime që çojnë në rritjen e transfertave të armëve nga Rusia në Iran duke marrë nga këta të fundit dronë dhe raketa. Por Putini mund ta shtojë arsenalin e mbështetjes ndaj Iranit që mund të shkojë deri te ekspertiza për armët bërthamore.

Nëse Putini bën këtë, do të ishte një lojë e rrezikshme që mund të rezultojë në kthimin e Lindjes së Mesme në një “Armagedon të Kuq”, siç paralajmëruam gushtin e kaluar në The Hill.

Pavarësisht pohimeve të administratës Biden, Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) në thelb ka vdekur. Duke filluar nga korriku i kaluar, siç theksohet nga David Rigoulet-Roze, një ekspert i Lindjes së Mesme në Paris: “Në dritën e asaj që po ndodh në Iran, palët e përfshira në bisedimet bërthamore janë më pak të prirura për të rinovuar marrëveshjen me çdo kusht”. Pesë muaj më vonë po vërtetohet se Rigoulet-Roze ka të drejtë. Këtë e konfirmoi edhe Catherine Colonna, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francësduke thënë se në lidhje me marrëveshjen me Iranin, palët ishin në një “rrugë qorre”.

Irani po ndjen qartë ngushtimin e lakut. Mohammad Eslami, nxitoi të pretendonte se raporti i IAEA është “i pasaktë”, deklaratë e cila më shumë vlerësohet si një e tillë që qetëson kundërshtarët. Ndërkohë, Reuters raporton se Irani ka futur në punë centrifuga të reja dhe po shton uraniumin që i duhet për armë.

Jemi duke u futur në nja fazë finale të problemit të armëve bërthamore në Iran.

Vendimet e marra tani do të përcaktojnë nëse Irani do të lejohet të bëhet apo jo një fuqi bërthamore. Uashingtoni po jep sinjale se nuk do ta pranojnë këtë qoftë edhe nëse do të duhet të ndërhyjnë ushtarakisht.

Kjo u demonstrua me zë të lartë nga një stërvitje masive e përbashkët Izrael-SHBA. Stërvitja e koduar “Juniper Oak” e cila u cilësua nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA si “më i madhi në histori” ishte një shfaqje masive e forcës me aeroplanmbajtëse, 140 avionë, 6 400 trupa amerikane dhe 1 500 trupa izraelite.

Në këtë stërvitje u testua edhe përdorimi i dronëve dhe koordinimi me avionëve, tankerave të karburantit si edhe luftës elektronike duke patur si objektiv një “sulm me rreze të gjatë”.

Gjithçka u bë për të testuar përfundimisht aftësitë dhe dhënë mesazhin se SHBA-ja dhe Izraeli ofrojnë një forcë të aftë për të goditur në mënyrë efektive Iranin.

Është koha që Perëndimi dhe Irani të arrijnë secili në një vendim final. Forcat ndërluftuese, duke përfshirë Uashingtonin, Jerusalemin dhe Putinin, po mblidhen në kopshtin e Armagedonit – dhe portat e Ferrit janë gati të hapen. /albeu.com


Shtuar 3.02.2023 11:20