Meghan ka vetëm 3 sekrete për gjumë të mirë dhe mëngjes me energji

Meghan Markle s’është kursyer ndonjëherë kur vjen puna tek këshillat në lidhje me stilin e shëndetshëm të jetesës. Duke filluar nga regjimi i saj ushqimor, aktiviteti fizik e deri tek sekretet për një gjumë të rehatshëm. Ndryshe nga shumë njerëz në botë që kanë probleme madhore me pagjumësinë apo gjumin e keq, Markle duket se ka gjetur çelësat!

Meghan është fanse e madhe e yoga-s dhe jo vetëm e praktikon për të çliruar energjitë, por edhe për rutinë të shëndetshme gjumi. Gjatë një interviste të disa kohëve më parë për Best Health, Meghan u shpreh:

“Ka kaq shumë përfitime që njerëzit s’i dinë rreth yoga-s. Praktikimi i saj rrit fleksibilitetin në trup, fuqinë, humorin, rrit përqëndrimin, aftësinë për t’u shlodhur dhe nga ana tjetër, redukton ankthin dhe na ndihmon të flemë të qetë.”

Në po të njëjtën intervistë, Dukesha tha se dikur zgjohej shumë herët dhe ishte shumë strikte ndaj rutinës së saj, që niste në orën 4:15 të mëngjesit. Ndonëse tani që është nënë e dy fëmijëve alarmi nuk bie më aq herët, ajo vijon të mbetet fanse e një rutinë të caktuar që do të thotë një orë ekzakte për të fjetur dhe një tjetër për t’u zgjuar.

Përveç kësaj, Markle thotë se është përpjekur shpesh të heqë nga përdorimi i dietës së saj ushqimore kafeinën, gjë e cila gjithashtu ka ndikuar në cilësinë e gjumit.

“Eshtë e thjeshtë të biesh në tundimin e kafes kur zgjohesh në orën 4. Unë tani thjesht miksoj mollë, spinaq, limon, ginger dhe e pi në mëngjes për të shmangur ekspresin e përditshëm.”

Thënë shkurt: nëse doni të jeni produktivë si Meghan dhe të flini qetë, bëni pak yoga, zgjohuni herët dhe zëvendësojeni kafeinën me një smoothie të shëndetshëm.


Shtuar 26.12.2021 09:09