Bien ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 55 raste të reja me Covi-19 dhe një vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257. Në total numri i rasteve aktive është 1.877.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.751 doza të vaksinës. Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 28.02.2022 15:00