VIDEO/ Përsëritet veprimi i Megi Pojanit te varri i gjyshes, arrestohen motrat

Dy vajza ukrainase janë arrestuar pasi një video e tyre duke kërcyer dhe duke bërë lëvizje provokuese mbi varret e ushtarëve të vdekur u bë virale.

Videoja, e cila u postua fillimisht në Instagram nga një përdorues tregon motrat duke kërcyer mbi varret e ushtarëve të vdekur më 24 gusht, në ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Më vonë, megjithatë, përdoruesi i Instagramit hoqi videon dhe kërkoi falje pasi motrat ishin duke kërcyer mbi varrin e babait të tyre.

Videoja shumë shpejt qarkulloi në rrjetet sociale.

“Në më pak se një orë, oficerët e zbatimit të ligjit kishin gjetur vendndodhjen e motrave dhe i sollën në departamentin e policisë,” tha një deklaratë nga policia e Kievit të premten, duke shtuar se dy motrat rrezikojnë deri në 5 vite burg me akuzën e “përdhosjes së varreve të ushtarëve”.

Më herët edhe Megi Pojani kishte bërë një veprim të ngjashëm te varri i gjyshes.


Shtuar 30.08.2023 10:25