SPAK kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin

SPAK ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. E njëjta masë është kërkuar nga Prokuroria e Posacme ka kërkuar edhe për ish-krye policin e Vlorës, Jaeld Çelën

Por, duke qenë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar, i kërkuan që të ulet edhe 1/3 e dënimit, duke kërkuar një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.


Shtuar 31.01.2022 13:46