“Bashkë fitojmë”, opozita dorëzon kërkesën për regjistrimin e koalicionit në KQZ (Dokumenti)

Mbrëmjen e sotme opozita ka dorëzuar  kërkesën për regjistrimin e koalicionit në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

Partitë në koalicion do të jenë PL, PBDNJ, PDK.

Albeu.com mëson se drejtuese e koalicionit do të jetë Partia e Lirisë.

Në kërkesë zbulohet se koalicioni do të njihet me emrin “Bashkë Fitojmë” si dhe sigla e cila do të përdoret në fushatë dhe në fletën e votimit.

Koalicioni udhëhiqet nga Partia e Lirisë, brenda së cilës është edhe grupimi i Sali Berishës. Ky koalicion do të kandidojë në zgjedhje me kandidatët e dalë nga primaret./Albeu.com/