Lulzim Basha: Tre amendamentet tona synojnë kthimin e Shqipërisë në shina (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ka folur rreth tre amendamenteve për ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga PD.

Sipas Bashës këto amendamente synojnë kthimin e Shqipërisë në shina. Basha ka argumentuar se tashmë pushteti duhet të kthehet tek qytetarët.

Basha: Zgjedhjet e ardhshme nuk do jenë më arenë për lukunitë e krimit të organizuar për të trysnuar qytetarët dhe asnjë fushë veprimi për sigurimin e shtetit patronazhistët që bashkë me kreun i pret belaja në aspektet ligjore. Po kështu për të organizuar për mes zgjedhjeve për daljen e Shqipërisë nga kriza. Apo kthimin në shina.

“Amendamenti Kushtetues ka për zhbërjen e 30 korrikut. Ishin të njëanshme pa vullnetin e opozitës dhe depozitimin e kërkesë për Komisionin Zgjedhor që Reforma Zgjedhore të nisi sa më parë.”

“Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që kanë qytetarët.  Reforma Territoriale u hoqi shqiptarëve 25 viteve.” tha Basha. /abcnews.al


Shtuar 20.10.2021 13:23