Newcastle kërkon cilësi në mesfushë, Jorginho në listën e “bardhezinjve”

Pas blerjes nga “sheikët” sezonin e kaluar, Newcastle tashëm ka rilindur, duke e pozicionuar për momentin në vendin e dytë në Premier League, duke lënë pas ekipe si Manchester City, Liverpool, Chelsea e Manchester United dhe ata tashmë kanë nevojë për përforcim në mesfushë, ku emri më i përfolur është Jorginho i Chelsea.

Sipas mediave angleze, “magpies” vazhdojnë të hetojnë tregun për një mesfushor dhe duke pasur parasysh vështirësitë për të arritur te Enzo Fernández, për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga klubi i Lisbonës, rruga më e përballueshme mund të jetë ajo që të çon te italiani.

Në fakt, kontrata e 31-vjeçarit Jorginho skadon më 30 qershor dhe për momentin bisedimet për rinovim me blutë kanë ngecur. Në rast dështimi të tratativave, alternativat për Newcastle janë Youri Tielemans nga Leicester ose Khephren Thuram nga Nice. /albeu.com


Shtuar 27.12.2022 23:26