A i ka uruar ndonjë nga lojtarët e Barcelonës ditëlindjen Messit?

Ditëlindja e Leo Messit po i vjen fundi. Legjenda e Barcelonës ka mbushur 35 vjeç, që është një numër shumë i veçantë.

Tifozët po pyesin nëse lojtarët aktualë të Barçës e kanë uruar Messin.

Asnjë lojtar aktual i Barcelonës nuk e ka uruar publikisht Messin për ditëlindjenqë është pak zhgënjyese.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se ata nuk e kanë uruar privatisht Leon. Në fund të fundit, dihet që argjentinasi është një person i rezervuar.

Dhe, sigurisht, jo të gjithë lojtarët e Barçës janë miq me Messin. Gerard Pique dhe Marc-Andre ter Stegen thuhet se kanë një marrëdhënie të tensionuar me 35-vjeçarin.

Të paktën llogaria e klubit në rrjetet sociale e ka uruar atë. /albeu.com/


Shtuar 25.06.2022 16:07