E dashura e re e Pique provokon keq, kërcen publiksiht nën ritmet e këngës së Shakirës (VIDEO)

Pak javë më parë, Gerrard Pique dhe këngëtarja Shakira publikuan lajmin e ndarjes ndërsa së fundmi, mbrojtësi ka vendosur të zbulojë edhe të dashurën e tij të re, 23-vjeçaren Clara Chia.

Një vendim ky që ka ndezur sërish debat mes Shakirës dhe Pique, pasi ata kishin një pakt që lojtari të mos e bënte publike lidhjen e re, të paktën sa të mbushej një vit nga ndarja e tyre. Megjithatë, spanjolli nuk e ka respektuar diçka të tillë ndërsa së fundmi, e dashura e Pique i ka hedhur benzinë zjarrit pasi ka postuar një video ku shfaqet në bikini duke ekspozuar format nën këngën e Shakiras.

Një lëvizje që turbullon ujërat dhe që me siguri do ta vendosë Pique në një pozitië aspak komode. Ndërkaq, edhe fansat e Chia e kanë kritikuar atë për videon duke e cilësuar si një goditje nën brez për ish-gruan e partnerit të saj.