Sherr mes të rinjve në Pogradec, plagoset një 24-vjeçar

Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.

Si pasojë e sherri të ndodhur, ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ai është plagosur pas një konflikti që ka pasur me 21-vjeçar, banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2022, rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/