“Shpirt, dritë e zemër”, pas skandalit, dalin pamje ku e moshuara trajtohej me dashuri në azil (VIDEO)

Një video e shpërndarë ditën e djeshme ka tronditur opinionin publikë në mbarë Kosovën dhe Shqipërinë. Pamjet ku një e moshuar në Pejë dhunohet nga një punonjëse e azilit ku ajo qëndronte është shpërndarë e denoncuar nga një pjesë e madhe e qytetarëve e personazheve publikë të cilët dënonin punonjëset.

Pas këtij skandali, në rrjet po qarkullojnë të tjera video të të moshuarës, por këtë herë punonjëset i falin dashuri dhe e bëjnë të buzëqesh.

Një ish-infermiere e asaj qendre Valmira Gergoci thotë se të moshuarit aty i kanë ndryshuar jetën për të mirë.


“Shumë i kam dasht e i du këta pleq. Ma kanë ndryshu jetën për tmirë 100%. Po më dhemb zemra se si po ofendohen komplet stafi për besë betohna në familje tem se shumë mirë kujdesen por kjo vajza le të denohet, le ta mer dënimin e meritum. Po ndihna keq çka ka ndodh me Nanën Minire po të lutna mos shperndani kaq shumë urrejtje me e perfshi komplet Orenden se ka pjesëtarë në staf që qajnë dhe qeshin baraz me banorët aty, une kam qenë njëra nder ta.

Për besë turp po më vjen çka ka ndodh, jam prek shumë në shpirt, personave të tillë nuk duhet të ju lejohet as liçenca e infermieres le më të punojnë në një vend ku kanë të bëjnë me persona te ndishëm të moshës së 3. Kurrë ska ndodh fjalën me jau kthy se e kemi nje zot mbi kry le më me pas dhunë. Kjo jam une dhe kjo është Nena Minire per të cilën kam
Respekt duke u bazu nga e kalumja e saj të hekat e saj dhe pozitiviteti saj”, thotë ajo.