Rusia sulmon sërish vendlindjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky

Raketat ruse kanë goditur sërish vendlindjen e Volodymyr Zelenskyy, qytetin Kryvyi Rih.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raketat ruse goditën dy komplekse industriale në qytetin qendror të Kryvyi Rih gjatë natës, sipas Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit.

Lysak tha se goditjet shkaktuan dëme të konsiderueshme, duke përfshirë tubacionet e prishura të gazit.

Siç bëhet e ditur më tej, zjarret shpërthyen në ndërmarrje, të cilat ekipet e shpëtimit i kanë shuar tashmë.

Ndërkohë thuhet se një 38-vjeçar u plagos nga sulmi dhe është dërguar në spital.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se katër raketa lundrimi u lëshuan nga Rusia gjatë natës.

Njëra prej raketave u shkatërrua nga mbrojtja ajrore, pjesa tjetër goditi objektet industriale në rajonin e Dnepropetrovsk, ku ndodhet Kryvyi Rih.

Kjo është hera e dytë që Kryvyi Rih – qyteti i lindjes së presidentit Volodymyr Zelensky – është shënjestruar nga sulmet ajrore ruse këtë javë.

Të martën në mëngjes, të paktën 12 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën pasi një raketë goditi një bllok apartamentesh dhe një magazinë ushqimore në qytet.


Shtuar 15.06.2023 08:35

Tags: ,