“Në Tiranë kanë filluar të përdoren…”, dedektivja Shkënda Lili: Ky është vendi që shqiptarët tradhtojnë më shumë

Të ftuar në “Më lër të flas”, Zhaklin Lekatari, Armand Peza, Shkënda Lili dhe Spartak Ngjela kanë folur në lidhje me temën e tradhëtisë.

Dedektive Shënda Lili tregon më tepër mbi vendet ku tradhtojnë shqiptarët.

“Shqiptarët kapen shumë kollaj në tradhti, madje ata dalin dhe hapur në disa raste.

Investigohesh që kur del nga banesa dhe ndiqen në ambiente publike, në hotele ose banesa. Ndiqesh deri tek hyrja e hoteli psh.

Në Tiranë kanë filluar të përdoren shtëpiat ditore, por ata që kanë më shumë mundësi ekonomike dhe kanë tre shtëpi, një nga shtëpinë mund ta përdorin për tradhti.

Ata që tradhëtojnë më shumë janë në moshë 30 e sipër. Ndërsa në lidhje se kush tradhton më shumë gratë apo burrat, në fillimet e mia të investigimeve ishin gratë që vinin, ndërsa kohët e fundit janë burrat ata që duan të dinë për gruan”, tha Shkënda.