Pep Guardiola: Nuk do të nënshkruajmë me askënd këtë merkato

Teksa jemi pranë nisjes së merkatos së janarit, shumë klube janë duke bërë llogaritë e tyre, për të gjetur lojtarët kyç, që do të çojnë në përmbushjen e qëllimeve të tyre.

Mirëpo, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola foli në një deklaratë për shtyp në prag të ndeshjes me Leeds, ku ceku dhe temën e transferimeve, teksa tha se asnjë transferim nuk do të bëhet në merkaton e janarit.

“Unë nuk mendoj se do të nënshkruajmë me askënd, mendoj se do të përfundojmë kështu. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por që kur mbërrita në Abu Dhabi bashkë me Drejtorin Sportiv dhe të gjithë të tjerët, nuk kishte asnjë emër në tryezë”,- u shpreh Guardiola. /albeu.com


Shtuar 28.12.2022 16:18