Mbyllet pjesa e parë, Angli 5-0 Shqipëri

Anglia i ka shënuar 5 herë Shqipërisë vetëm në pjesën e parë duke shuar komplet ëndrrrat e tyre për kualifikim.

Maguire shënoi në minutën e 9-të me kokë duke hapur sfidën.

Në minutën e 18’ Kane ka dyfishuar rezultatin duke gjetur një mbrojtje të përgjumur. Më pas ishte Henderson që trefishon rezultatin.

Kane shënoi dhe dy herë të tjera duke realizuar kështu një tripletë vetëm në pjesën e parë.

Goli i pestë ishte një kryevepër nga sulmuesi i Anglisë./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.11.2021 21:40