Gjithçka ka një afat! Ja sa gjatë mund t’i mbani ushqimet në ngrirje

Shumica prej nesh mbajnë ushqime nga më të ndryshmet në ngrirje, për t’i gatuar më lehtë, por edhe që të mos prishen. Por a e keni menduar ndonjëherë sesa gjatë duhet të rrinë ushqimet në ngrirje, që të jenë akoma të shëndetshme.

Nëse jo, jua tregojmë ne më poshtë!

Supa dhe çomleku: 2-3 muaj

Proshuta e papërgatitur: 1 muaj

Bifteku i papjekur: 6-12 muaj

Mishi i derrit i papjekur: 4-6 muaj

Mishi i viçit: 4 muaj

Pjesë pule e gatuar: 4 muaj

Pjesë pule e pagatuar: 9 muaj

Pula ose gjeli: 12 muaj

Peshku i gatuar: 4-6 muaj

Karkaleca të gatuar: 3 muaj

Akullorja: 2 muaj

Djathi: 6 muaj

Gjalpi: 6-9 muaj

Perimet: 8 muaj.

Dhe një këshillë: Përpara se t’i fusni ushqimin në frigorifer, kontrollojeni nëse nuk është prishur dhe para se ta nxirrni kontrollojeni.