Mediat greke ngrenë Alarmin: Turqia po na kërcënon, na thanë për 5 orë jemi në Selanik

Anëtari i Komitetit Qëndror të partisë AKP të Erdoganit, Metin Kiulunk, i cili është akuzuar shpresh sa i takon aferave korruptive, sipas raportimit të televizionit SKAI, ka lëshuar kërcënime me luftë kundër Athinës.

Sipas medias greke, Kiulunk tha konkretisht: “Të huajt duan të bëjnë Greqinë të lëshojë raketa kundër Turqisë. Ne i sfidojmë ata. Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Pas 5 orësh do të jemi në Selanik. Për 5 orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo të bëjnë, mos harroni, Turqia e vjetër nuk ekziston më!”

Më herët, zëdhënësi i qeverisë Omer Çelik akuzoi sërish Greqinë për çështje të emigracionit dhe Bashkimin Evropian si indiferent.

“Forcat greke po tërheqin zvarrë dhe shpojnë varkën e emigrantëve. Ata çojnë drejt vdekjes njerëz të pambrojtur. E gjithë kjo po ndodh para syve të forcave të NATO-s. “Pa rojet bregdetare turke, këta njerëz do të vdisnin,” tha Celik në mënyrë provokative. Përpjekja e tij për ta bërë të bardhën të zezë, Celik pohoi gjithashtu se “bota duhet ta ndalojë këtë mizori imorale. Forcat greke po përpiqen të vrasin njerëz të pambrojtur. Ata prangosin njerëzit dhe i lënë të vdesin”, tha ai./albeu.com/


Shtuar 21.11.2021 22:48