KAS rrëzon kërkesën e PL, emri i Berishës nuk do të vendoset në fletën e votimit

KAS mori vendimin për rrëzimin e kërkesës së Partisë së Lirisë për të vendosur emrin e Sali Berishës krah koalicionit në fletët e votimit

PL, si drejtuese e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, depozitoi në KAS kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit.

“Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij,  ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha”, thuhej në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të PL, Endrit Braimllari.

 


Shtuar 19.04.2023 18:52