I riu vjedh biçikletën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

Një 21-vjeçar është arrestuar, pasi në bashkëpunim me një tjetër ende i paidentufikuar, ka vjedhur biçikletën e një gruaje në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Gjithashtu policia e Tiranës po punon pëe identifikimin dhe kapjen e dy personave të cilët gjatë mesnatës mbrëmë kanë kërcënuar dhe goditur me grushte dy persona në zonën e Unazës së Re.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ende të paidentifikuar, ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje, në sheshin “Nënë Tereza”.
Më datë 06.04.2023, në mesnatë, në Unazë të Re, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit E. H., 25 vjeç dhe K. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. Xh., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konfliktuar me shtetasin H. H., për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Rr., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një krëhër arme me municion luftarak.

Më datë 06.04.2023, në mesnatë, në Unazë të Re, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit E. H., 25 vjeç dhe K. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/