Dikur miq të ngushtë, Joni ironizon keq Luizin (FOTO LAJM)

Luizi nuk flet më me miqtë e tij Jonin dhe Mario. Pas daljes nga Big Brother VIP, ai u shpreh se me Jonin dhe Marion kishte dy vite që nuk kishte fare kontakt, ndaj dhe tha se ata kanë përfituar nga fama e tij ashtu si shumë të tjerë.

Mesa duket kjo nuk është pritur mirë nga dyshja, të cilët edhe pse nuk kanë dashur të bëhen pjesë e intervistave televizive, nuk i kanë kursyer thumbat në rrjetet sociale.

Së fundmi Joni postoi një foto nga stadiumi ku u mbajt koncerti i Elvana Gjatës, ku pjesmarrës ishte edhe Luizi.

“Elvanës i them VIP unë e jo vetes”, shkroi Joni teksa përdori edhe emojin e një fytyre që shkel syrin.


Shtuar 24.06.2023 09:33