Presidentja e Parlamentit të BE-se niset drejt Ukrainës, për arsye sigurie nuk bëhen publike detajet

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola do të udhëtojë të premten në Ukrainë.

“Rrugës për në Kiev”, ka shkruar Metsola në një postim në Twitter të enjten.

Detajet e udhëtimit të Metsolas dhe me kë do të takohet nuk janë zbuluar “për shkak të shqetësimeve të sigurisë”, sipas një zyrtari të Parlamentit.

Në fillim të kësaj jave, presidentja ka thënë se ishte “e rëndësishme që Parlamenti Evropian të mbështeste aspiratën e Ukrainës për të qenë një vend kandidat për anëtarësim”.