641 mijë paund për 54 orë punë, ish-kryeministrja e Britanisë po shijon “pensionin” politik

Largimi nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe 3 vite më parë nuk ka pasur asnjë ndikim në xhepat e Theresa May-t.

Ish-kryeministrja, sipas mediave britanike së fundmi ka fituar plot 109 mijë paund vetëm për një fjalim pesë orësh në Danimarkë.

Që nga fillimi i vitit 2022, May ka siguruar një shifër rekord prej 641 mijë paund për vetëm 54 orë punë.

Kjo është një tarifë për orë prej gati 12,000  dhe ajo tani ka grumbulluar më shumë se 2.1 milion £, nga fjalimet e saj nëpër konferenca dhe takime të ndryshme që nga korriku 2019.

Pagesa e saj e fundit erdhi muajin e kaluar për një fjalim në Shoqërinë Daneze Juridike në Kopenhagë, të cilën ajo e regjistroi në Regjistrin e Interesave Financiare të Parlamentit. Klienti gjithashtu i dha asaj një asistencë plus, pra një paketë akomodimi me vlerë 3,400 paund në muajin mars.

Ndërsa në muajin janar sipas TheSun, May mori 127 mijë paund për një konferencë njëditore në Florida.