Futbollisti ndërron jetë pas përplasjes, shokët e ekipit nuk i besojnë syve (VIDEO)

Një tragjedi goditi futbollin Nigerian.

Futbollisti i Nasarawa United, Chieme Martins ka humbur jetën gjatë kohës që ishte duke luajtur në fushën e blertë në Nigeria Professional Football League.

Sipas dëshmitarëve, Martins u rrëzua pa ndjenja pas përplasjes së fuqishme me një futbollist të Katsina United, ndërsa stafi mjekësor e kishte të pamundur për ta rikthyer në jetë.

Skandali ka shkuar deri aty saqë ambulanca nuk është ndezur dot dhe për këtë arsye futbollisti u transportua në spital me një makinë të medieve.

Përplasja brutale por edhe vonesa për transportin drejt spitalin kanë shkaktuar në humbjen e jetës së Martins.


Shtuar 9.03.2020 14:19