Artan Hoxha zbulon tersin e Bayernit: Fituat, por mos u gëzoni shumë

Mbrëmja e djeshme ishte një përballje historike, ku Bayerni fitoi 8 me 2 ndaj Barcelonës.

Lidhur me këtë rezultat ka reaguar dhe gazetari i njohur Artan Hoxha, i cili ka vendosur të tregojë “macen e zezë” për t’i sjellë ters Bayernit.

Hoxha ka publikuar foto të kryeministrit Edi Rama i cili mban veshur një xhup të zi me stemën e Bayern Munich, teksa i drejtohet fansave: Pyetni Ronaldon, që kur u takua me këtë “fatsjellësin” nuk e ka bërë më pikën e hajrit.

REagimi i plotë

Po i shoh shume te ekzaltuar tifozet e Bayern pas ndeshjes se mbremshme…
Por po u nxjerr kete MACEN E ZEZE perpara, me simbolin e Bayern, qe te ulen me kembe ne toke, dhe te shkojne te kendojne ndonje nuske te hoxha, qe ti marre zoti me te mire🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤪🤪🤪🤪🤪🤪
Dhe e dini vet ju si shkon ndeshja, po ta veshi bluzen ky miku🤣🤣🤣🤣
Pyetni Ronaldon, qe kur u takua me kete “fatsjellesin” nuk e ka bere me piken e hajrit🤣🤣🤣


Shtuar 15.08.2020 07:28