Pjesë e një filmi erotik? Klaudia Pepa tregon se nuk ka komplekse të shfaqet nudo (FOTO LAJM)

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka disa vite që jeton në Itali, ku ka ndërtuar edhe karrierën e saj. Ajo u ka bërë ballë sprovave të ndryshme për të arritur ambiciet dhe për të realizuar ëndrrat.

Përveç baletit, Pepa arriti që të bëhet pjesë edhe e aktrimit. E sigurisht që ajo ndihet mjaft e lumtur për faktin se është bërë pjesë e kinemasë italiane.

E intervistuar nga “Revista Class”, për ta realizuar këtë ëndërr, Klaudia tregon se nisi të studionte për një film që kishte në qendër baletin. Ajo arriti të bëhej pjesë e filmit “Reverse” dhe të luante krah një sërë emrash të njohur të kinemasë italiane.

“Sigurisht, si çdo produksion që krijon audicionet për filma përkatës, edhe unë u kandidova për disa role me deshirën e mirë që të arrija të kisha disa eksperienca të vogla. Përgjigjen pozitive e mora pikërisht për filmin “Reverse” dhe për rolin e Françeskës”, zbuloi balerina.

Ndërsa e pyetur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e aktrimit, Klaudia tha: “Jam apasoniuar dhe kam gjetur shumë elementë të përbashkët me eksperiencën si balerinë dhe, me siguri, projekti që do të vijë do të jetë një gërshetim perfekt mes baletit dhe aktrimit”.

Aktorja u pyet gjithashtu nëse do të pranonte të luante një film erotik e të shfaqej nudo. Përgjigja e saj ishte: “Nuk jam fanse e filmave të tillë dhe, me siguri, nuk besoj se do të jem pjesë në të ardhmen. Nudo, varet nga konteksti, por nuk kam komplekse”.


Shtuar 19.10.2021 09:26