Milioneri australian në kërkim të asistentit që do të udhëtojë me të, ofron pagë mujore prej 35 mijë eurosh

Milioneri australian Matthew Lepre është në kërkim të asistentit, me të cilin do të niset në një udhëtim nëpër botë, duke i ofruar pagë prej 35 mijë eurosh në muaj dhe përdorimin e veturave të tij luksoze.

Pasurinë e tij e krijoi me punët në internet dhe organizimin e kurseve të ndryshme në kuadër të kompanisë së tij Ecom Warrior Academy.

Ai theksoi se në konkurs mund të marrin pjese edhe personat që nuk kanë përvojë. Nevojitet të kenë pasaportë dhe të duan udhëtimet .

Katër vite më parë bëri diçka të ngjashme në këtë aspekt. Publikoi shpalljen për asistentin personal, ku kishin marre pjese  70 mijë persona. Punën e fitoi një ish-studente e dizajnit të modës.

Të njëjtin vit punësoi edhe një fotograf për të përmirësuar profilin e tij në Instagram. Ai ka një pagë prej 32 mijë eurosh në muaj.


Shtuar 10.09.2023 08:55