Dhëndri i vrau vajzën në Maliq, flet nëna e viktimës: E mbyti me çarçafë, porosinë ia dha motra nga Amerika

Ka folur për mediet nëna e Luiza Mullallit, 46-vjeçares që u vra sot nga bashkëshorti në fshatin Zemblak të Maliqit.

Mes lotësh e ëma e viktimës thotë për mediet se dhëndri ia vrau të bijën me çarçaf, ndërsa thekson se nuk e ka kryer varsjen i vetëm dhe se e kanë ndihmuar persona të tjerë.

Ajo tha se e bija kishte urdhër mbrojtje nga bashkëshorti, pasi kishin konflikte mes tyre dhe se nuk jetonin bashkë.

Autori jetonte me nënën e tij në shtëpi më vete. Ata ishin gati për divorc tha e ëma e viktimës, teksa nënvizoi se dhëndri konsumonte alkool.

Ajo tha gjithashtu se në vrasjen e të bijës ka gisht edhe kunata e viktimës nga Amerika. Ndërkaq mësohet se çifti kishte tre fëmijë bashkë.

“Çupa ishte në punë në Korçë, mua nuk më mori fare në telefon që kur ka ardhur nga puna sepse më merrte sa herë sepse vinte në orën 12 në shtëpi. Nuk më mori. Pasdite më morën çupat nga Greqia. Kishte folur me to çfarë kishte folur dhe më lajmëruan ikë se nuk dihet se çfarë bëhet me mamin se ai i ka hyrë në shtëpi. Çupa kishte urdhër mbrojtje dhe nuk vinte. Ky jetonte nga e ëma, ka një shtëpi tjetër andej. Vajzën aty tek korridori lart, ishte një çarçaf dhe unë i thosha këtu e ka hequr çupën se po të kishte dalë këtej nga rruga e kishim parë. E kishte hequr zvarrë me çarçaf, ka qenë me shokë. Është kriminele e motra e Amerikës, ajo e ka paguar dhe ma ka vrarë çupën. Kishin probleme, edhe fëmijët e tij nuk i donte. Njëra është e martuar, tjetra është 20 vjet e pamartuar.
Trupin e gjetën policët. Unë e kërkova nëpër parcela. Këtë më bëri, më vrau e kunata që ka ardhur nga Amerika. Ajo ka paguar kriminelin që më vrau çupën”, shprehet nëna e viktimës.

Trupi i pajetë i 46-vjeçares e identifikuar si Luiza Mullalli është gjetur mbrëmjen e sotme në një gropë septike pranë banesës së saj. Policia po punon per kapjen e autorit./albeu.com/